DETAJET/ Sherr në një lokal? Si u plagos i riu vlonjat pasditen e sotme

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e Ergys Likajt në Vlorë, këtë pasdite.

Burimet bëjnë me dije se 39-vjeçari nuk njihet si person më precendentë kriminalë të mëparshëm, duke bërë dhe më të “ngatërruar” shkakun e plagosjes së tij.

Aktualisht i riu është duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në të dyja këmbët, por ka arritur që të flasë me Policinë para se të futet në sallë.

Plagosja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të nisur brenda një lokali në zonën e Lungomares.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/

 


Shtuar 26.05.2021 21:08