Ali Ahmeti reagon për ndarjen nga jeta të ish-senatorit Bob Dole: Mirënjohës përjetë (FOTO LAJM)

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-senatorit amerikan Bob Dole, i cili sot ndërroi jetë.

Komentet lideri i BDI-së në Maqedoni i bëri përmes një postimi në Facebook, ku rikujton se Dole ka qenë mik i madh i shqiptarëve, prandaj sipas tij edhe shqiptarët bashkëndjejnë me popullin amerikan për humbjen e tij.

“Veterani i luftës së dytë botërore, senatori, kandidati presidencial në ������, miku jonë i madh dhe luftëtari për drejtësi dhe të drejta njerëzore, Bob Dole, ka ndëruar jetë sot. Shqiptarët janë mirënjohës dhe faleminderues përjetë, andaj dhe ndajnë dhimbjen me popullin amerikan dhe familjen Dole. Do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./albeu.com/


Shtuar 5.12.2021 21:27