Ali Ahmeti pas votimit: Nga këto zgjedhje varet edhe perspektiva evropiane e vendit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot votoi në Zgjedhjet lokale në vendvotimin në fshatin Zajaz.

Ai porositi se këto zgjedhje janë pasqyrë e demokracisë dhe theksoi se shpresojmë në fitore që në raundin e parë.

Nga këto zgjedhje, theksoi, varet rruga evropiane e vendit tonë.

“Qytetarët të drejtën e tyre demokratike do të mund ta shfrytëzojnë me të drejtën e zgjedhjes kujt t’ia japin votën e tyre. Nga këto zgjedhje varet edhe perspektiva evropiane e vendit. Në 20 vitet e kaluara kemi pasur probleme me hyrjen në NATO dhe BE. Tani pasi hymë në NATO dhe e zgjidhëm problemin me Greqinë, pres së shpejti ta zgjedhim edhe problemin me Bullgarinë dhe plotësisht ta hapim rrugën drejt BE”, theksoi Ahmeti.