Akuzohet për falsifikim dokumentesh, ekstradohet nga Italia lezhjani i shumëkërkuar

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar kapet dhe ekstradohet falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.

Nga specialistët e Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit Bledar Cara banues në Lezhë.

“Për këtë shtetas, në vitin 2018, Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim. Personi i ekstraduar në PKK Rinas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Cara ka dalë në dosjen e përgjimeve të policisë me numër 339, që ka lidhje me abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe te Rana e Hedhun. Pjesë e këtij grupi është dhe ish deputeti i Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka, dhe disa prej familjarëve të tij, që kanë shërbyer si zyrtarë në Lezhë.


Shtuar 18.07.2021 13:47