Aktori Guljelm Radoja me Covid-19, dërgohet në intubim te “Shefqet Ndroqi”

Pas një muaji betejë me Covid-19, gjendja shëndetësore e aktori Guljelm Radoja është rënduar dhe është dërguar në intubim te “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Pasojat që i ka lënë COVID-19 kanë rënduar gjendjen shëndetësore të artistit i cili prej më shumë se një muaj ka qenë i shtruar në spitalin e Durrësit.

Artisti Guljelm Radoja (1945, Shkodër) ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në  vend. Në kinematografi është angazhuar në shumë rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë” apo edhe te , “Gjurma”, “Mësonjëtorja”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Kolonel Bunker” etj.

Është nderuar me titullin “Artist i Merituar”. Aktualisht jeton në Durrës

Shtuar 4.05.2021 10:05