E “shtruan” te shtëpia e Messit, La Liga heton Barcelonën për thyerjen e protokollit Covid-19

Shtëpia e futbollit në Spanjë, La Liga ka nisur një hetim zyrtar për klubin e Barcelonës.

La Liga ka nisur një hetim zyrtar mbi skuadrën e Barçës, për shkak se lojtarët thyen protokollin e Covid-19 duke shkuar në shtëpinë e Lionel Messit.

Dje gjatë ditës, të gjithë futbollistët ishin të ftuar për në darkë nga ylli argjentinas.

Një atmosferë e mirë u dëgjua jashtë shtëpisë së Messit. Por, kjo kënaqësi mund të përfundoj me dënim nga La Liga.

Kujtojmë që kjo festë e Messit ishte për t’i motivuar lojtarët dhe për të diskutuar rreth ndeshjes me Atletico Madrid gjatë kësaj jave – takim ky që mund ta vulos fatin e titullit të La Ligas.

 

Shtuar 4.05.2021 10:05