Aksidentohet rëndë emigranti shqiptar në Greqi

Një i ri nga Dibra është aksidentuar rëndë para pak minutash në Paranthi të Igumenices. J.B. 24 vjeç nga Dibra i cili është emigrant në Greqi, teksa ishte duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Sipas informacioneve të fundit gjendja shëndetësore e të riut është e rëndë ndonëse u transportua me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Janinës./albeu.com


Shtuar 9.06.2021 20:33