Aksidentohet familja në Sarandë, lëndohet nëna me vajzën 5 vjeçe

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit dhe vajza 5-vjeçare. Ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.01.2022, rreth orës 21:05, në afërsi të Xarrës, shtetasi K.A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë bashkëshortja shtetasja L.A.,37 vjeçe, dhe vajza 5 vjece, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./albeu.com


Shtuar 3.01.2022 08:45