Policia e Shtetit ka nxjerrë një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë ujor të ndodhur pasditen e sotme në zonën detare mes Rrjollit dhe Ranës së Hedhun.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 16:15, në thellësi të detit, nga një mjet lundrues gomone ku udhëtonin tre persona, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në ujë një prej tyre, i cili është dëmtuar rëndë nga helika e motorit.
Të lidhura
None found
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë në vendngjarje. Klaus Gjergji, rreth 24 vjeç, është nxjerrë nga deti nga punonjësit e Policisë Kufitare dhe është transportuar me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit. Megjithatë, për shkak të plagëve të rënda të marra, 24-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor po vijon punën në terren për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së kësaj ngjarjeje tragjike.
Njoftimi i Policisë:
“Rjoll, Shkodër – Informacion paraprak. Rreth orës 16:15, midis Rjollit dhe Ranës së Hedhun, në thellësi (zonë lundrimi), nga një mjet lundrues gomone, dyshohet se aksidentalisht, njëri prej tre shtetasve që ndodheshin në bord ka rënë nga gomonia dhe është dëmtuar rëndë nga helika e motorit të gomones.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Shtetasi K. Gj., rreth 24 vjeç, është transportuar menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore, por, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën. nNdërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”,njofton Policia.
