Delegacioni i Serbisë largohet nga salla gjatë prezantimit të Kosovës për Prishtina 2030

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, prezantoi para Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) ecurinë e përgatitjeve të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Të lidhura

None found

Gjatë raportimit, ai foli për punën e zhvilluar deri tani dhe rezultatet e arritura në kuadër të përgatitjeve për këtë ngjarje të rëndësishme sportive ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare u njohën me hapat e ndërmarrë nga Kosova përmes materialeve vizuale, statistikave dhe të dhënave konkrete lidhur me organizimin e Lojërave.

Raportimi u zhvillua në kuadër të agjendës së rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të ICMG-së, ku vendet nikoqire paraqesin përparimin dhe zhvillimet në përgatitje të edicioneve të ardhshme të Lojërave Mesdhetare.

Gjatë prezantimit ndodhi edhe një incident diplomatik. Delegacioni i Serbisë u largua nga salla në shenjë proteste dhe kundërshtimi, teksa po paraqiteshin përgatitjet e Kosovës për Prishtina 2030.

Megjithatë, largimi i delegacionit serb nuk e ndërpreu raportimin. Prezantimi vijoi dhe ekipi përgjegjës për organizimin e Prishtina 2030 paraqiti progresin e bërë deri më tani.

Kosova synon që gjatë katër viteve të ardhshme të përfundojë përgatitjet infrastrukturore dhe organizative, në mënyrë që të jetë gati për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030. /Kosovapress/


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş