Aksidenti tragjik me 4 viktima në Kosovë, Pacolli: Askush nuk e meriton të shuhet në këtë mënyrë

Për aksidentin e rëndë në Ferizaj ka reaguar edhe deputeti dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Pacolli ka hedhur kritika për shpejtësinë në rrugët e Kosovës, derisa ka thënë se jo të gjithë kanë makina luksoze dhe të sigurta.

Postimi i Plotë 

Askush nuk e meriton të vdesë në këtë mënyrë. Një familje shuhet brenda pak sekondash. Jo të gjithë kanë makina luksoze dhe të sigurta. Kosova nuk ka rrugë për të vozitur shpejt. Kujdesuni për njëri-tjetrin! Shpejtësia vret! Ngushëllimet e mia familjarëve!

Shtuar 6.06.2021 09:06