Aksident zinxhir në autostradë për shkak të borës, përplasen me njëra-tjetrën 36 makina (VIDEO)

36 makina janë përfshirë në një aksident në autostradën D5 të mbuluar me borë pranë Zebrak në Republikën Çeke. Sipas njoftimit të policisë, gati gjysma e makinave të përfshira në aksident ishin kamionë.

Përplasja ka ndodhur dje në kilometrin e 33-të të autostradës D5, në korsinë drejt Pragës.

Nga aksidenti mbetën disa persona të lënduar, 2 prej të cilëve u dërguan në spital me helikopter.

Autostrada D5 u bllokua për orë të tëra. Në orën 20.00 u njoftua se korsitë drejt Pilsenit ishin të kalueshme. Zhbllokimi i korsive për në Praga ka zgjatur deri orët e mëngjesit të ditës së sotme.

Radha e automjeteve të aksidentuara ishte 150 metra e gjatë. Pas tij kishte bllokime trafiku që kishin arritur në vendin e përplasjes para se policia të mbyllte autostradën./albeu.com


Shtuar 21.01.2022 09:37