Aksident te Rruga e Kombit, raportohet për disa të plagosur

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në Rrugën e Kombit.

Paraprakisht mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrin në afërsi të Fanit në Mirditë.

Në aksident janë përfshirë një automjet Audi Q7 dhe Wolsvagen Passat.

Si pasojë e përplasjes raportohet edhe për persona të plagosur.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 7.06.2021 17:25