Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, lëndohen 2 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Balldren.

Burime bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë du mjete, të cilat janë përplasur.

Pët pasojë kanë pbetur të lënduar dy persona të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit, për të marrë ndihmën e parë nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar drejt vendit të ngjarjes ku po menaxhon dhe trafikun. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin në fjalë, por dy mjetet e përfshira në aksident janë dëmtuar ndjeshëm./albeu.com/ 


Shtuar 1.02.2023 16:13