Aksident në Korçë, makina bie në kanal, plagosen një grua dhe dy fëmijë

Dy automjete janë përplasur mbrëmjen e sotme në fshatin Bulgarec të Korçës. Mësohet se njëri prej mjeteve ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanalin anësh rrugës.

Po ashtu, mësohet se dy fëmijë dhe një grua që kanë qenë brenda mjeteve, janë dërguar në spital për kontroll, por janë jashtë rrezikut pa dëmtime.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/


Shtuar 27.01.2023 17:28