Këtë të mërkurë, një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Fier-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës. Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip fuoristradë ka goditur nga pas një kamionçinë në hyrje të rrethrrotullimit.
Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave që udhëtonin në fuoristradë.
Të lidhura
None found
Të lënduarit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Lushnjes, ku sipas burimeve spitalore ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat e para dyshohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën po lëvizte mjeti tip fuoristradë.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të dokumentuar ngjarjen dhe për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
