Aksident me pasojë vdekjen në Durrës

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Plepa-Romanat, ku një mjet tip Benz është përplasur me një plep dhe për pasojë ka humbur jetën një pasagjer. Nga ana tjetër, shoderi ndodhet në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 10.11.2021, rreth orës 05:00, në aksin rrugor Plepa-Romanat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin  E. K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi G. H., 23 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 10.11.2021 07:34