Vranësira dhe kthjellime, si do të jetë moti sot

Masat ajrore me origjinë verilindore do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë. Për pasojë, moti do të paraqitet i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare, por do të kemi rënie të temperaturave të ajrit. Këto kushte atmosferike do të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që mëngjesi të  shënojë 4°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

Kosova

Vijon edhe ditën e mërkurë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme mbi Republikën e Kosovës duke bërë që moti të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave në zonat verilindore por pa mundur të gjenerojnë reshje. Edhe nata mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme.

Maqedonia e Veriut

Deri në orët e mesditës, republika e Maqedonisë së Veriut mbizotërohet nga kthjellime dhe kalimet e pakta të vranësirash. Ndërsa, orët e pasdites dhe në vijim sjellin nëpër territorin e Maqedonisë së Veriut zhvillim të lehtë të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zonën Veri – Verilindore të vendit, por nuk do mundin të gjenerojnë reshje në Maqedoninë e Veriut./albeu.com


Shtuar 10.11.2021 07:41