Aksident masiv në Tiranë-Durrës, 4 makina bëhen shoshë

Një aksident masiv ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të zonës së Fllakës.

Burimet bëjnë me dije se nga aksidenti i rëndë, 1 automjet është bërë “shoshë”, ndërkohë që 3 të tjerët kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga përplasja në pjesën e prapme.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes mendohet se mjeti i parë, dhe shkaktari i aksidentit, me drejtuese një femër ka tentuar të parakalojë me shpejtësi mjetin tjetër.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa vetëm drejtuesja e mjetit të parë është traumatizuar dhe është dashur thirrja e një autoambulance. /albeu.com/

 

 

 

Shtuar 9.04.2021 04:04