Kush është ish-biznesmeni spanjoll që u fut nudo në fushë? (FOTO+VIDEO)

Në Granada gjithçka mund të ndodhë. Në sfidën midis Granadës dhe Manchester United, e vlefshme për çerekfinalet e Europa League, të gjithëve vëmendjen e teleshikuesve e mori tifozi, i cili u fut nudo në fushën e lojës.

Personi që hyri në fushën e lojës lakuriq quhet, Olmo Garcia. Ai mund të mos njihet nga ndjekësit e futbollit , po për qytetarët e Granadës në Spanjë ai është shumë i famshëm. Garcia prej 4 vitesh qëndron nudo nëpër qytet dhe nuk vishet kurrë. 37-vjeçari në të kaluarën ka qenë biznesmen, teksa ka punuar edhe për ushqimin e atletëve.

Në Granada, Olmon e njohin si një person shumë humanist, teksa në një intervistë të dhënë më parë, ai është shprehur se duke ndenjur nudo gjen qetësinë, teksa shton se kështu trupi i tij mund të marrë më shumë vitamina.

“Unë nuk protestoj kurrë për diçka, por vetëm bashkëpunoj. Paqja në botë për mua është harmonia dhe fjalët e bukura. Unë dua një jetë pa sëmundje, pa stres dhe pa depresion. Duke qëndruar i zhveshur, unë gjej qetësinë. Kështu lëkura merr më shumë vitamina. Policia më ka ndaluar 5 herë, por nuk jam gjobitur kurrë.”, tha Olmo Garcia në një intervistë të dhënë pak kohë më parë.


Shtuar 9.04.2021 16:42