Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Rrugën e Arbrit. Dy automjete u përplasën në fshatin Xibër ndërsa disa persona mbetën të plagosur.
Sipas raportimeve për media, të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Të lidhura
None found
Deri tani mësohet se shkak i aksidentit është bërë ndalimi i papritur i një automjeti që u bë shkak i përplasjes masive.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
