Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në aksin kombëtar Librazhd–Përrenjas, në vendin e njohur si “Ura e Spatharit”.
Sipas të dhënave paraprake, këmbësorja 65-vjeçare Heidije Bajrami është përplasur nga një automjet tip “Toyota”, i drejtuar nga shtetasi Xheladin Omeri.
Të lidhura
None found
Përplasja ka qenë e fortë dhe e moshuara, pavarësisht transportimit të menjëhershëm drejt spitalit bashkiak të Librazhdit, ka mbërritur pa shenja jete.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa drejtuesi i mjetit po merret në pyetje për dinamikën e aksidentit.
