Aksident i rëndë në aksin Laç – Mamurras, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e vjetër Laç-Mamurras ku dy automjete janë përplasur pranë fshatit Katund i Ri.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbëtur të plagosur 4 persona, 2 prej të cilëve janë dërguar drejt Spitalit Ushtarak për ndihmë të specializuar, ndërsa dy të tjerët në spitalin e Lezhës.

Grupi hetimor është në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /albeu.com