Ndeshja e kthimit ndaj Frankfurt, Xavi: T’i bëjmë të gjithë krenarë, fitorja detyrim

Xavi Hernandez foli në konferencën për shtyp par ndeshjes se kthimit me Eintrachtin e Frankfurtit me bindjen që Barcelona do të vijojë më tej. Sipas tij, futbollistët “blaugrana” e kanë detyrim të triumfojnë para publikut vendës.

“Ne kemi detyrimin të fitojmë, duhet të jemi të shkëlqyer në çdo gjë që bëjmë. Është klubi më i vështirë në botë, më kërkues. Të fitosh duke luajtur mirë është shumë e vështirë. Për ta është ndeshja më e rëndësishme në histori. Ne duhet të përshtatemi me intensitetin dhe dëshirën e tyre. Nesër tifozët duhet të jenë me ne dhe të tregojnë se çfarë kanë bërë që kur kam qenë trajner. Unë jam i sigurt se do të jenë aty për të na mbështetur”.

Dy skuadra spanjolle në gjysmëfinale të Championsit: “Ajo që ndodhi më bën të mendoj se LaLiga nuk është larg Premier League-s. Janë dy skuadra spanjolle në gjysmëfinale dhe një tjetër po luan sot. LaLiga është gjithmonë konkurruese. Synimi ynë është që sezonin e ardhshëm të jemi në Champions League”.

Atmosfera në “Camp Nou”: “Të luash ndeshjen e dytë në shtëpi është një nga çelësat e ndeshjes. Tifozët tanë nuk do të na lënë keq. Ne do të përpiqemi t’i bëjmë ata të ndihe krenarë.”