Një aksident i rëndë është regjistruar në Francë, ku dy perosna humbën jetën dhe 33 të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas autoriteteve lokale, një autobus u përmbys pranë një vendpushimi skish në malet e Pirenejve në Francën jugore.
Në autobus ndodheshin 46 pasagjerë dhe shoferi. Autoritetet thanë se nga hetimet paraprake, rezultoi se autobusi u përplas në një shkëmb, por ende nuk dihet shkaku i saktë i aksidentit.
Më shumë se 120 individë u përfshinë në përpjekjet e shpëtimit, përfshirë nga Katalonia fqinje në Spanjë dhe Andorra. U vunë në dispozicion edhe helikopterë.