Aksi Korçë – Pogradec mbulohet nga bora, kalimi vetëm me zinxhirë (VIDEO)

Situata në aksin Korçë Pogradec nuk paraqitet aspak mirë, për shkak të reshjeve të borës

Aktualisht po punohet me borëpastruese dhe nuk ka bllokime, por mjetet duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Moti ka gjetur të papërgatitur shumë drejtues mjetesh të cilët kanë hasur vështirësi në qarkullim për shkak të mungesës së pajisjeve dimërore.

Rruga është e kalueshme, por është shumë e rëndësishme që të udhëtohet me kujdes./albeu.com