U përfshi në aksident rrugor dhe goditi me sende të forta Shefin e Seksionit për Qarkullimin Rrugor.

Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. P., 70 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme rreth orës 10:00, në aksin rrugor Berat-Dimal, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet tjetër. Në momentin që kanë arritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor në vendin e ngjarjes, shtetasi N. P., ka goditur me sende të forta Shefin e Seksionit për Qarkullimin Rrugor.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. P., iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Shtuar 21.01.2022 14:45