Ishte një “klik”, Ronaldo tregon momentin kur pa për herë të parë Georgina Rodriguez

Ylli i Manchester United, Cristiano Roaldo ka kujtuar momentin e “klik-ut” kur ra në dashuri me të dashurën Gorgina Rodriguez.

Ronaldo dhe Georgina u takuan për herë të parë në një dyqan Gucci, ku ajo ishte shitese gjatë një kohe kur ajo jetonte në një shtëpi të vogël dhe fitonte 250 paund të javë.

Jëta e saj ndryshoi kur u takua me 5 herë fituesin e Topit të Artë në Madrid dhe filloi të takohej me të në fund të vitit 2016.

CR7 pretendon se ra në dashuri me modelen menjëherë dhe më pas krijuan familje së bashku.

Ronaldo tha në serialin e ardhshëm të Rodriguez në Netflix: “Që nga ai moment (kur kaluan njëri-tjetrin jashtë kompanisë së veshjeve ku ajo punonte) më ngeci në kokën time dhe ishte një moment ‘klik-u’“. r.t/albeu.com


Shtuar 21.01.2022 14:39