Akademikja Ledi Shamku Shkreli, ka reaguar në mbështetje të protestave studentore në Shqipëri, duke sjellë si shembull një episod nga Universiteti i Bolonjës në Itali, ku sipas saj, pedagogët u solidarizuan me protestuesit dhe nuk lejuan që policia të hynte brenda ambienteve universitare.
“Të gjithë kolegët e mi më në zë në Universitetin e Bolonjës, Universiteti më i vjetër në botë, ndër më të mirët sot në botë e më i miri në Itali, të gjithë vetëdeklarohen në krenari Antifashistë, ose shkurt Antifa.
Të lidhura
None found
Në protestën e fundit studentore të gjithë kolegët mbyllëm dyert, mbrojtëm protestuesit dhe mbajtëm jashtë policinë. Ndërkohë që brenda vijonte diplomimi i studentëve. Ka qenë një nga pamjet më të bukura të oborreve të brendshme universitare. Preferoj të kem “gabim” me ata!”, shkruan ajo.
Në fund shton se: “Qysh kur Antifashizmi qenka Antivlerë?!”






