Abuzoi seksualisht me një adoleshente, arrestohet 28-vjeçari në Shijak

Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar pasi dyshohet se ka dhunuar dhe detyruar një shtetase të mitur 16 vjeçe, që të kryejë marrëdhënie seksuale, kundër dëshirës së saj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, shtetasin F. H., 28 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe detyruar një shtetase të mitur 16 vjeçe, që të kryejë marrëdhënie seksuale, kundër dëshirës së saj./albeu.com

 


Shtuar 1.10.2021 10:43

Tags: ,