A votuan shqiptarët siç bënë “like” dhe “share” në rrjete sociale? Dalin grafikët që zbulojnë gjithçka

Më 14 maj, në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet lokale. Qytetarët me të drejtë vote iu drejtuan kutive të votimit duke zgjedhur drejtuesit vendorë për 4 vitet e ardhshme, ku Partia Socialiste mori 53 bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë” i Sali Berishës dhe Ilir Metës mori vetëm 7 bashki, ndërsa MEGA 1 bashki, atë të Finiqit.

Ndërsa rezultatet e zgjedhjeve ku morën pjesë 38.22% e votuesve, nxorrën fitues PS, Pikasa.al monitoroi faqet zyrtare të kandidatëve për zgjedhjet vendore në Shqipëri në rrjetet sociale, në veçanti nga fillimi i fushatës deri një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Në këtë analizë, vërehet një indikacion se interesimi i audiencës në rrjetet sociale sipas numrit mesatar të reagimeve për post përputhen në proporcion me votat. Ky konkluzion i përgjithshëm zbatohet edhe në të dyja rastet, kur kryetarët aktualë të bashkive apo kandidatët e rinj fituan zgjedhjet.

Në bashkitë ku rezultatet u deklaruan si “befasuese” nga opinioni, rrjetet sociale dëshmuan të kundërtën, pra të njëjtën tendencë me votat (si p.sh. kandidatët në Tropojë, Shkodër dhe Kavajë).

Shikoni më poshtë rezultatet nga Pikasa: