A është i korruptuar Sali Berisha? Përgjigjet Ervin Salianji

“Nuk po e minon demokracinë Sali Berisha ? Plotësisht. Të gjithë trashëgimia e Berishës, po dëmtohen tani. A është i korruptuar do e shikojmë…”

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka komentuar sërish sa i përket situatës brenda partisë Demokratike ku sigurisht tema kryesore ka qenë debate rreth shpalljes non-grata të Sali Berishës.

I pyetur nëse Berisha është i korruptuar, Salianji nuk është përgjigjur në mënyrë direkte porn ë vend të kësaj ka vendosur të pohojë se sipas tij ish kryeministri po minonte demokracinë në vend duke dëmtuar kështu edhe trashëgiminë e tij politike, shkruan abcnews.

Deputeti i PD, Ervin Salianji:

Fakti që ka një vendimmarrje të qartë, përgjigja është e qartë. Vendimi flet në këtë rast. Është artikuluar qartë kur pranohen si arbitër SHBA. E pranon edhe për Penallti dhe për Karton të Kuq. Padiskutim Basha po provon që po tenton të minojë demokracinë.

Nuk po e minon demokracinë Sali Berisha ? Plotësisht. Të gjithë trashëgimia e Berishës, po dëmtohen tani. A është i korruptuar do e shikojmë. Minues i demokracisë. Absolute me qëndrimet publike të tij. Duke tentuar të minojë opozitarizmin dhe elementëve të demokracisë opozita. Dua të shoh nga e ardhmja.