Chelsea nuk përmbys “të ftohtin” e Zenitit (VIDEO)

Ndeshja e fundit e grupeve midis Zenit dhe Chelseat ka qënë një spetakël i vërtetë.

Në minutën e dytë ishte Chelsea me anë të Werner që zhbllokoi rezultatin. Situata po shkonte shumë mirë për miqtë kur befasohen me dy gola të shpejtë nga rusët me anë të Claudinho dhe Azmoun duke mbyllur pjesën e parë në rezultatin 2-1 për Zenit.

Në pjesën e dytë, në minutën e 62-të Romelu Lukaku ka barazuar shifrat në 2-2. Ndeshja ka qënë me plotë raste nga të dyja ekipet, por në minutën e 85-të gjermani Werner përmbys rezultatin në 2-3.

Chelsea mendoi se arriti fitoren e rëndësishme për të dalë i pari i grupit por befasia vjen në minutën e 94-të ku Erokhin barazon rezultatin në 3-3. Juventus del në krye të grupit pas këtij barazimi të anglezëve./h.ll/albeu.com


Shtuar 8.12.2021 20:41