9-vjeçari shqiptar humbi jetën nga korenti, flet i ati: Ma sollën të vdekur, mora në krahë dhe e putha (VIDEO)

Janë zbardhur detaje trronditëse nga ngjarja e rëndë në Greqi ku një fëmijë shqiptar vetëm 9-vjeç ndërroi jetë pasi gjatë lojës me fëmijët e tjerë, ra në energji elektrike.

Fëmija u transportua në Spitalin e Zakynthos, pa shenja jete dhe mjekët nuk mundën të bënin asgjë.

Për këtë ngjarje të rëndë ka folur dhe babai i djalit shqiptar, duke deklaruar se djali i tij po lozte me fëmijët dhe është fshehur pas një hoteli.

Sipas mediave greke, pas hotelit, gjendej kondicioneri me tela të zhveshur, gjë që ka shkaktuar edhe tragjedinë në fjalë.

Deklarata e shqiptarit për mediat greke:

Nuk kam fjalë. Babai i shokut të tij, njëkohësisht fqinji ma solli të vdekur. Ai vdiq menjëherë, nuk u dëgjua asnjë zë. Fëmijët tanë po luanin fshehurazi dhe imi ishte fshehur pas disa instalimeve të pambrojtura të ajrit të kondicionuar të një hoteli.

Shokët e tij panë që fëmija im ishte pa ndjenja dhe njëri prej fëmijëve vrapoi dhe menjëherë i tha babait të tij dhe ai më pas e mori dhe ma solli tek unë nga frika. Fëmijë të tjerë mund të ishin fshehur në atë pikë dhe ne tani do vajtonim shpirtra të tjerë të pafajshëm. Unë do ta ndjek në rrugë ligjore.

Telat ishin të hapura dhe fëmija po luante me fëmijët e tjerë, ai shkoi të fshihej atje. Fqinjët përballë hotelit I kishin vënë në dijeni pronarët rreth këtij problemi me telat e kondicionerit por ata nuk I kushtuan rëndësi. Unë  nuk e dija këtë gjë, nuk do e kisha lënë fëmijën tim të luante aty. /albeu.com/

 

 


Shtuar 23.08.2021 08:39