5 gjërat që tregojnë se ai është totalisht i dashuruar ju

Sot albeu.com do ju  tregojë 5 shenja që janë provë se i dashuri juaj vërtet ju do.

1. Ai ju kushton kohën e tij

Ai e kalon kohën e tij të lirë me ju, ndoshta edhe më shumë kohë se me miqtë e tij. Kur një djalë bie në dashuri dhe sheh një vajzë si një partnere për jetën, edhe miqtë e ngushtë zbehen në sfond dhe ai do të fillojë të kalojë më shumë kohë me ju.

2. Ai është i vëmendshëm ndaj gjërave të vogla

Ai shpreh dashurinë e tij në vogëlsira të ndryshme, të cilat as nuk i vëreni ndonjëherë. Për shembull, ai do t’ju befasojë me një këngë, do të kujdeset për ju nëse sëmureni dhe shumë gjëra të tjera që ju ndoshta i merrni si të mirëqena.

3. Ai nuk ju trajton me ftohtësi

I dashuri juaj ju lejon të merrni pjesë në jetën e tij dhe merr vendime të rëndësishme me ju. Me kalimin e kohës, ju filloni të këshilloheni me të për pothuajse çdo temë dhe nuk ka asnjë kufizim të mbetur midis jush.

4. Ai dëshiron që ju të ndiheni të sigurt

Për të, rehatia dhe qetësia juaj mendore vijnë së pari. Ai gjithmonë ju mban të informuar për ato që po i ndodhin dhe përpiqet t’ju qetësojë në çdo mënyrë të mundshme.

5. Ai i kupton gjestet tuaja

Ndonjëherë nuk keni nevojë të thoni asgjë, ai e kupton gjithçka vetë. Një burrë i dashur është në gjendje të vërejë çdo ndryshim në disponimin tuaj nga ndryshimi i shprehjes në fytyrën tuaj ose timbrin e zërit tuaj./albeu.com


Shtuar 29.05.2021 20:23