31 viktima, mbetet i lartë numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali

Autoritetet shëndetësore në Itali bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 31 qytetarë teksa janë shënuar 480 raste të reja me koronavirus, nga 74,649 teste të kryera.

Në total, që nga fillimi i pandemisë, numri i viktimave ka shkruar në 127.680. Në njësitë e kujdesit intensiv raportohet se ndodhen 191 pacientë, ndërsa 1,582 janë shëruar.

Numri i personave që janë shëruar nga koronavirusi në Itali ka shuar në 4,092,586. Në shtëpi të izoluar ndodhen 42,003 qytetarë, 1,100 më pak se një ditë më parë.

Shtuar 5.07.2021 18:34