26 vjet nga gjenocidi i Srebenicës, Rama e përkujton masakrën me foton e trishtë (FOTO LAJM)

26 vite më parë ka ndodhur masakra e Srebenicës, një ndër mizoritë më të mëdha të Europës pas Luftës së Dytë Botërore, kur forcat serbe vranë mbi 8 mijë burra dhe djem muslimanë në enklavën lindore boshnjake.

Në përkujtim të kësaj masakre, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foton e një boshnjakeje që vajton në varreza humbjen e të afërmve.

“11 korrik, 26 vjet nga genocidi i Srebenicës”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kujtojmë që më herët pati një reagim edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që u shpreh se kriminelët duhet të dënohen, ndërsa theksoi se është e pamendueshme që ka politikanë në rajonin tonë, që thonë se ata që kërkojnë ndëshkimin e fajtorëve për gjenocid qenkan kundër dialogut e kundër fqinjësisë së mirë.


Shtuar 11.07.2021 10:29