23 vjeçari gjendet i mbytur lumin Shkumbin

Një 23 vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin, i cili ishte shpallur i humbur nga familjarët.

Policia njofton se rreth orës 19:00, në fshatin Hotolisht, Librazhd, në lumin Shkumbin është gjetur i mbytur pa shenja dhune shtetasi A.K.,  23 vjeç, banues në fshatin Spathar Librazhd.

23-vjeçari ishte larguar nga banesa më datë 23.08.2021.Nga deklarimet e familjarve dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundja e epilepsisë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 27.08.2021 20:17