23 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, Meta kujton Albright

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot Madeleine Albright, ish-Sekretaren e Shtetit, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 84-vjeçare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thekson se Albright do të mbahet mend për kontributin e madh të dhënë për Çlirimin e Kosovës. Sipas kreut të shtetit ajo kujtohet veçanërisht sot, kur mbushen 23 vite, nga dita kur SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.

“Përherë mirënjohës përkushtimit të sinqertë dhe energjik të Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright për forcimin e marrëdhënieve strategjike Shqipëri-SHBA, në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq.

Do ta kujtojmë gjithmonë për rolin dhe kontributin e madh të dhënë për Çlirimin e Kosovës, veçanërisht sot, kur mbushen 23 vite, nga dita kur SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë”, shkruan Meta./albeu.com/

Shtuar 24.03.2022 09:30