17 vdekje dhe 336 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 17 vdekje dhe 336 raste të reja em COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik, bën me dije se po ashtu gjatë së njëjtës periudhë janë shëruar 222 pacientë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vend nga fillimi i pandemisë është 189.887, numri i pacientëve të shëruar është 170.956, i të vdekurve është 6.594, ndërsa numri i rasteve aktive 12.337./albeu.com

 


Shtuar 26.09.2021 17:02