14 vatra zjarri brenda 10 orësh, 7 ende aktive; gjendja më e rënduar në Mallakastër, angazhohen Forcat e Armatosura

Gjatë 10 orëve të fundit, në territorin e vendit janë evidentuar 14 vatra zjarri. Ministria e Mbrojtjes njofton se 7 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive.

Për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve janë mobilizuar struktura të shumta të emergjencave civile, së bashku me Forcat e Armatosura. Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave dhe njësive vendore, në operacione marrin pjesë 246 forca operacionale, 90 efektivë të FA-së dhe 29 automjete zjarrfikëse. Nga ajri po ndërhyjnë gjithashtu një helikopter dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Të lidhura

None found

Gjendja më kritike është regjistruar në Riban dhe Ngraçan, dy fshatra të bashkisë Mallakastër. Zjarri është përhapur ndjeshëm, ndërsa ekipet po përpiqen të ndalojnë avancimin e tij drejt zonave të banuara. Në operacion janë përfshirë zjarrfikës nga disa bashki, 35 forca bashkiake, 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe avioni “Air Tractor”.

Ndërhyrjet po vazhdojnë edhe në zonën e Dajtit. Për shuarjen e vatrës janë angazhuar forcat e MZSH-së, Administrata e Zonave të Mbrojtura, 50 efektivë të FA-së dhe një helikopter i Forcës Ajrore. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se vendbanimet nuk janë të rrezikuara.

Në qarkun e Elbasanit, operacionet janë përqendruar në Shqiponjë, në malin e Dardhës dhe në fshatin Mjekës. Vatrat në Shqiponjë dhe Mjekës janë vendosur nën kontroll, ndërsa nuk raportohet kërcënim për banorët.

Zjarri në terrenin malor ndërmjet Stegopullit dhe Selckës, në bashkitë Libohovë dhe Dropull, ka mbërritur në majën e malit. Intensiteti i flakëve është shtuar brenda një zone të mbrojtur, por edhe në këtë rast nuk ka raportime për rrezik ndaj banesave.

Në Penkovë të Selenicës, flakët janë neutralizuar plotësisht pasi përfshinë rreth 2 hektarë pyll me pisha dhe 40 automjete të braktisura. Ekipet vijojnë punën ndaj një vatre në shkurre në Gumenicë, ndërsa zjarri në Vërzhezhë të Skraparit është vënë nën kontroll.

Monitorimi i situatës në të gjithë territorin dhe bashkërendimi i operacioneve po vijojnë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat e tjera përgjegjëse.


holiganbetElexbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetMadridbetMadridbetMadridbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet