Pse duhet të hani një banane çdo ditë?

Banania provon të jetë shumë e dobishme dhe konsumi i saj i përditshëm ndihmon trupin.

Albeu.com do t’ju tregojë përfitimet që merrni prej konsumit të këtij fruti:

Lehtëson urthin, pasi vepron si antacid.

Rrit funksionimin e duhur të trurit dhe jep qartësi shpirtërore.

Lufton stresin. Banania përmban triptofan, një lëndë ushqyese e vlefshme që shndërrohet në serotoninë në trup, e cila nga ana tjetër ka aftësinë të na qetësojë, të na relaksojë dhe të ngrejë humorin.

Rrit energjinë në trup. Kërkimet tregojnë se dy banane japin energji të mjaftueshme për një stërvitje të zellshme 90 minutëshe. Nuk është rastësi që atletët hanë banane para çdo gare apo stërvitje.

Rekomandohet për ata që kanë anemi, pasi ka një përmbajtje të lartë hekuri, ndërsa mund të stimulojë prodhimin e hemoglobinës në gjak.

Ul rrezikun e presionit të lartë të gjakut, sepse është jashtëzakonisht e lartë në kalium dhe me pak kripë./albeu.com


Shtuar 26.06.2021 15:00