1.1 milion paund kokainë, kush është 29-vjeçari shqiptar që u dënua në Britani

Një shqiptar është burgosur për 10 vjet pasi është kapur me një sasi kokaine që kapte vlerën e 1.1 milion paundësh. Kokaina e pastër u gjet në banesën e tij, konkretisht nën shtratin e fëmijëve të tij.

Mediat britanike bëjnë me dije si shqiptari quhet Muahmet Qosja 29-vjeç. Ai u kap tetorin e vitit të kaluar teksa lëvizte me makinë, ndërsa pas kontrollit në banesë iu gjet edhe sasia e madhe e kokainës.

Fillimisht në makinën e shqiptarit u gjetën 23 mijë paund “Cash”, kjo çoi policët që të kryenin një kontroll në banesën  e 29-vjeçarit shqiptar ku zbuluan më pas se kishte armë dhe drogë.


Shtuar 10.06.2021 19:15