Para pak ditësh u njoftua se finalja e Big Brother Vip do të shtyhet deri më 18 shkurt. Produksioni ka menduar për emra të rinj për t’iu bashkuar shtëpisë më të famshme të momentit dhe çmimit të madh që i pret.
Mësohet se nē BBV do të futen një moderatore, një model dhe një kampion tenisi.
Sipas “Telegraf” moderatorja quhet Egzona Rafuna dhe prej vitesh punon në Radio Televizionin e Kosovës. Ndërkohë tenisti që do futet në BBV është Genajd Shypheja. Sakaq emri i modelit që pritet t’i bashkohet dy VIP-ve të lartpërmendur ende nuk dihet.