Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti të ndërmarrë hapa lidhur me ligjin për Gjykatën Speciale dhe mbështetjen financiare për ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Të lidhura
None found
Reagimi i saj u bë përmes një postimi në Facebook, ku ajo kundërshtoi qëndrimin se për këto çështje nuk mund të merret një vendim pa u prononcuar Gjykata Kushtetuese.
“VV, kalkulime po bëni ju. Po thoni se nuk do të jepni mendim për ligjin për Gjykatën Speciale dhe për ndihmën financiare pa folur Gjykata Kushtetuese. Ne po jua heqim këtë kusht. Çfarë mendoni? Seriozisht. Nuk ka asnjë kauzë më të madhe e më të rëndësishme se kjo betejë. Asgjë nuk është e barasvlershme me të”, shkroi ajo.
Çitaku e ka cilësuar këtë çështje si një përballje me rëndësi të veçantë, duke bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme.
“Kjo nuk është koha për taktizime. Koha është për veprim. Tash. Menjëherë. Jo për PDK-në, por për historinë. Për UÇK-në. Për çlirimtarët. Pa hezitim. Pa u ndalur. Deri në fund. Deri në liri”, ka shkruar Çitaku.
