Gjatë qëndrimit në New York, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar me kongresistin amerikan Joe Wilson. Në fokus të bisedës ishte situata e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Të lidhura
None found
Mes çështjeve të ngritura gjatë takimit ishin përfaqësimi i pamjaftueshëm i shqiptarëve në institucionet publike, pasivizimi i adresave, arsimi në gjuhën shqipe dhe mosnjohja e diplomave të Kosovës.
Kamberi bëri të ditur se është vlerësuar e nevojshme që këto problematika të adresohen në Komisionin e Helsinkit të SHBA-së, por edhe në komunikimet zyrtare me Beogradin.
“Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare”, ka deklaruar Kamberi.
