Kandidatja presidenciale e LDK-së, Vjosa Osmani ka hapur zyrtarisht t fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të zhvillohen më 7 qershor. Gjatë fjalës së saj, Osmani bëri thirrje për bashkim, duke thënë se kjo nuk është thirrje për një parti, por është për Kosovën.
Osmani theksoi se politika që nxit urrejtje, përçarje dhe frikë duhet t’i takojë së kaluarës. Ajo e paraqiti rugovizmin jo si nostalgji historike, por si idenë më moderne që ka njohur politika shqiptare.
Të lidhura
None found
“Kjo nuk është thirrje për një parti. Është thirrje për Kosovën. Politika që nxit urrejtje, përçarje dhe frikë duhet t’i takojë së kaluarës. Rugovizmi nuk është relikt i së kaluarës. Është ideja më moderne që ka njohur politika shqiptare. Më shumë po ëndërrohet aeroporti sesa e ardhmja në Kosovë. Kjo duhet të ndryshojë”, tha Osmani.
