VIDEO / Publikohen pamjet e reja të përleshjes së mërgimtarëve me Policinë e Kosovës në Merdar

Janë publikuar pamje të reja nga përleshja mes mërgimtarëve dhe pjesëtarëve të policisë në pikën kufitare në Merdare, ku mbeten të lënduar dy zyrtarë policorë dhe u arrestuan tre persona.

Ndërsa, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti i ka thënë Gazetës Express se lidhur me rastin janë shoqëruar për në stacion tre të dyshuar, si dhe se kanë nisur hetime për veprën “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Sot rreth orës 10:00, në Merdarë ka ndodhë një incident, ku patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar. Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policor. Pas vënies nën kontrollë të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën Sulm ndaj personit zyrtar”, ka thënë Ahmeti.

Më poshtë mund të shihni videon e re të publikuar nga televizioni Dukagjini:


Shtuar 4.01.2024 16:11