Vaksinimi mbetet mbrojtja më efektive, mbi 8 mijë fëmijë u imunizuan kundër fruthit në tetë muaj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar 151 raste me fruth gjatë periudhës nga 16 prilli deri më 30 gusht, që përfshin pesë muajt e parë të këtij viti.

Të lidhura

None found

Mbi 95 për qind e personave të prekur, sipas të dhënave të IKSHPK-së, nuk kanë qenë të vaksinuar. Kjo shifër rikthen vëmendjen te rëndësia e imunizimit të fëmijëve si masë mbrojtëse ndaj sëmundjes.

Megjithatë, të dhënat për vaksinimin tregojnë se prindërit po vijojnë të shfaqin interes për imunizimin e fëmijëve. Nga janari deri në gusht janë vaksinuar gjithsej 8 mijë e 540 fëmijë.

Xhevrie Canolli, shefe e vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, tha për KosovaPress se 2 mijë e 500 prej tyre i përkasin grupmoshës 1 deri 5 vjeç, 2 mijë e 900 janë të moshës 5 deri 7 vjeç, ndërsa 3 mijë e 140 janë nxënës të klasës së parë.

Sipas Canollit, fëmijët e grupmoshës 1 deri 5 vjeç janë vaksinuar në numër prej 2500, ata të grupmoshës 5 deri 7 vjeç në numër prej 2900, ku përfshihen fëmijët parashkollorë dhe ata që këtë vit do të regjistrohen në klasë të parë, ndërsa 3140 nxënës të klasës së parë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër fruthit. Doza e parë u jepet në moshën njëvjeçare.

Shefja e vaksinimit theksoi se imunizimi është mënyra më e sigurt dhe më efikase për të frenuar përhapjen e mëtejshme të fruthit në vend.

Ajo paralajmëroi se kjo sëmundje ngjitëse mund të shkaktojë komplikime serioze, përfshirë pneumoninë, otitin, i cili mund të çojë në humbje të përhershme të dëgjimit, si dhe encefalitin ose inflamacionin e trurit. Në raste të rënda, këto pasoja mund të jenë të përhershme ose të përfundojnë me vdekje.

Për këtë arsye, Canolli vlerësoi se përfitimet nga vaksinimi janë shumë më të mëdha sesa rreziku i efekteve të mundshme anësore.

Efektet anësore pas vaksinimit, sipas saj, zakonisht janë të lehta. Ato mund të përfshijnë temperaturë të ulët, lodhje, mungesë oreksi dhe plogështi. Në vendin ku aplikohet injeksioni mund të shfaqen gjithashtu ënjtje e lehtë dhe skuqje, të cilat largohen brenda një deri në dy ditë.

Canolli u bëri thirrje prindërve dhe kujdestarëve të fëmijëve që të verifikojnë kartelat e vaksinimit dhe, nëse mungon vaksina kundër fruthit, t’i dërgojnë fëmijët sa më shpejt në qendrën më të afërt të mjekësisë familjare.

Ajo kërkoi që qytetarët të mos ndikohen nga dezinformatat dhe teoritë konspirative për efekte anësore që nuk janë vërtetuar shkencërisht.

Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka përcjellë të njëjtin apel, duke nënvizuar se vaksinimi përbën mbrojtjen më të mirë kundër fruthit.


Shtuar 6.09.2026 12:45

sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisSüperbetinMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahispokerklasjojobetCasibomjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis