Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh ngushëllime për vdekjen në detyrë të policit Rexhep Gashi në Vërmicë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas humbjes tragjike të jetës së zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili vdiq në orët e para të së hënës në një aksident trafiku pranë pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ndërsa ndodhej në kryerje të detyrës.

Nëpërmjet një telegrami ngushëllimi, Sindikata u ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Të lidhura

None found

Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, thuhet në telegramin e Sindikatës.

Sipas informatave që ka bërë publike Policia e Kosovës, aksidenti është regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit të 29 qershorit. Rexhep Gashi, 59 vjeç, po patrullonte në këmbë afër pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, kur në një moment tentoi të kalonte rrugën. Pikërisht atëherë, ai u godit nga një automjet që lëvizte në aksin Prizren–Vërmicë.

Policia ka njoftuar se për shkak të goditjes, Gashi humbi jetën në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shoferi i automjetit, D.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. Lidhur me rastin, hetimet po zhvillohen nga Prokuroria Themelore në Prizren.


Shtuar 29.06.2026 11:20

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbet